5 Prill, 2024 - 9:11 pm
Qendra e Artit dhe Inovacionit hap dyert më 6 prill në Korçë.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi se kjo qendër është e para në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin.
Qendra do të presë të gjithë artdashësit dhe të rinjtë korçarë në godinën e ish-prefekturës në qendër të qytetit nga 6 prilli e në vijim, nënvizoi Peleshi.
Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit, është një tjetër projekt transformues për qytetin e Korçës.
Kjo qendër do të jetë një godinë bashkëkohore për artistët dhe artdashësit që ofron ambiente shumëfunksionale, të cilat do të shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh./atsh/KuktPlus.com