13 Janar, 2020 - 1:37 pm
Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, në Prishtinë, me rastin e Festës së Ditës së Shkollës, shpall konkurs letrar për esenë më të mirë, për nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Prishtinës. Ky konkurs ka për qëllim nxitjen e nxënësve për të shkruar dhe njëkohësisht për ta ngritur vetëdijen e tyre lidhur me rëndësinë e temave aktuale.
Kriteret lidhur me esenë
– Eseja
duhet të jetë origjinale, e papublikuar më parë (çdo plagjiaturë shpie te
eliminimi i menjëhershëm i esesë).
– Eseja realizohet në kohë reale në “Don Bosko”, më 28 janar 2020, në orën
13:00.
– Eseja duhet të ketë karakter letrar dhe jo më e gjatë se 600 fjalë.
– Eseja duhet të ketë ide të qarta, strukturë të mirë të fjalisë dhe
drejtshkrim.
Afatet
Në Konkurs mund të aplikohet, duke plotësuar formularin elektronik që gjendet në webfaqen e Qendrës Social-Edukative “Don Bosko”:
www.donbosko-kosova.com/konkurs-per-ese
ose duke dërguar një e-mail në adresën: [email protected]
Regjistrimi mbyllet, më 27 janar 2020, në orën 12:00.
Qendra Social-Edukative “Don Bosko” gjithashtu, më 5 janar 2020, në orën 12:00, në sallën e konferencave të shkollës, organizon Tryezë të Rrumbullakët, në kuadër të së cilës bëhet edhe shpallja e Eseve fituese dhe ndarja e çmimeve. Në këtë tryezë marrin pjesë 10 finalistët e garës letrare, këshilli i nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës dhe ekspertë të fushës. Ndarja e shpërblimeve për tri vendet e para bëhet, gjatë Festës së Ditës së Shkollës, më 7 shkurt 2020, në orën 11:00. / KultPlus.com