1 Shkurt, 2020 - 9:58 am
Një qen në shtetin e Australisë vlerësohet nga banorët si hero meqë kishte gjurmuar në vendet të cilat ishin të përfshira nga flakët me qëllim gjetjen e koalave.
Qeni kishte zbuluar 10 koala të cilat u kishin mbijetuar flakëve, transmeton KultPlus.
Njëra nga koalat e cila ishte gjetur, sipas autoriteteve në Australi, ishte në gjendje të rëndë meqë ishte dehidratuar dhe kishte humbur peshë mirëpo nuk ishte prekur nga zjarri.
Ajo ishte dërguar në spitalin e kafshëve për trajtim. Autoritet në Australi theksojnë se ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë që të gjejnë koalat të cilat kanë shpëtuar nga zjarri meqë ato ngjiten lartë në drunj dhe kamuflohen duke bërë më të vështirë që t’i vërejë syri i njeriut.
Pasi të jetë konstatuar se zonat nuk janë të rrezikshme nga zjarri atëherë dërgohen qentë e shpëtimit me qëllim gjetjen e tyre. / KultPlus.com