21 Prill, 2020 - 10:00 am
Republika Çeke ka njoftuar se mund të organizohen dasma me deri në 10 pjesëmarrës, duke përfshirë çiftin dhe celebruesit, pasi vendi filloi të lehtësojë kufizimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Çifti mund të mos përdorë maska, por të ftuarit e kanë të detyruar”, deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme në Pragë.
Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek theksoi se kthimi në jetën normale është i nevojshëm.
Ndërkohë sot u lejua hapja e dyqaneve, shitjet e makinave dhe tregjet javore.
“Natyrisht tregjet operojnë vetëm në formë të kufizuar dhe në kushte të rrepta higjiene”, deklaroi Jiri Sedlacek nga Unioni i Tregjeve.
Të hënën e ardhshme qeveria planifikon të lejojë hapjen e bizneseve me sipërfaqe deri në 200 metra katrorë. /KultPlus.com