7 Tetor, 2023 - 10:00 am
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje, në formë elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 3 milionë euro shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfË, Frankfurt am Main, për projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”. / KultPlus.com