20 Korrik, 2024 - 1:45 pm
Qilimi i gurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër është drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në facebook foto nga përfundimi i punimeve të qilimit të gurtë modern e tradicional mbi parkimin e ri nëntokësor në Gjirokastër.
Rama shprehet se parkimi i ri nëntokësor e çliron qytetin tërësisht nga makinat sheshin e rilindur të Çerçizit dhe lidh për këmbësorët hyrjen në qytet me Qafën e Pazarit.
Ai shton se Qafa e Pazarit gëlon ditë e natë nga turistët që këtë vit janë edhe më të shumtë.
“Ndërkohë që çdo muaj hapen dyer të reja shtëpish tradicionale të restauruara e rilindura si bujtina mikpritjeje”, deklaron Kryeministri./atsh/ KultPlus.com