27 Dhjetor, 2024 - 2:44 pm
Qendra Kinematografike e Kosovës ka organizuar mbrëmjen e fundvitit, përcjell KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se në këtë ngjarje u reflektua mbi arritjet e këtij viti dhe u nderua puna e artistëve tanë.
Në vijim gjeni postimin e plotë të MKRS-së:
Qendra Kinematografike e Kosovës organizoi mbrëmjen e fundvitit, një ngjarje ku u reflektua mbi arritjet e këtij viti dhe u nderua puna e artistëve tanë.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja, Daulina Osmani, deputetë, përfaqësuses të tjerë të qeverisë si dhe drejtues të institucioneve kulturore e personalitete nga bota e filmit.
Gjatë mbrëmjes, u theksua se ky vit shënoi mbështetjen për 35 projekte filmike dhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëprodhim me Bullgarinë, një hap historik për industrinë e filmit në Kosovë. Kjo arritje forcon pozicionin e vendit në skenën ndërkombëtare dhe hap rrugë për bashkëpunime të reja.
Ngjarja përmbylli një vit të suksesshëm për kinematografinë kosovare, duke shprehur vizionin për një të ardhme edhe më të ndritur në këtë fushë./KultPlus.com