26 Shkurt, 2024 - 9:58 am
Komiteti i Qytetit të Banja Llukës SNSD për Çelësin e këtij viti të qytetit të Banja Llukës, me Kartën – Qytetar Nderi i Qytetit të Banja Llukës, propozoi një person të vdekur që ka kryer gjenocid e shfarosje të popullatës civile boshnjake në BeH.
Është fjala për tashmë të vdekurin, komandantin e periudhës së luftës në BeH Momir Taliq, i cili u akuzua nga Haga e më pas u lirua për shkak të shëndetit të dobët që kishte.
“Gjenerali Taliq i detyrohej shumë popullit serb, RS-së dhe Banja Llukës dhe ky është vetëm një akt i vogël për t’i shprehur mirënjohjen tonë të përjetshme për veprimet e tij vetëmohuese në Luftën Mbrojtëse-Patriotike dhe për gjithçka që bëri për njerëzit”, thanë ata në deklaratë.
Ata shtuan se me “potencialin, guximin, profesionalizmin dhe aftësinë e tij dhe komandimin e formacioneve ushtarake të rangut më të lartë, në kushte veçanërisht komplekse lufte, Taliq tregoi karakterin dhe veprën e jashtëzakonshme të një komandanti ushtarak serb, lideri dhe njeriu i popullit të tij”.
Taliq u akuzua para gjykatës në Hagë për gjenocid, bashkëpunim në gjenocid, persekutim, dëbim, shfarosje, privim me dashje nga jeta, torturë, shkatërrim të paarsyeshëm të qyteteve, vendbanimeve dhe fshatrave, ose shkatërrim të pajustifikuar nga nevoja ushtarake, shkatërrim ose dëmtim me dashje ndaj institucioneve fetare, shkatërrimi dhe konfiskimi i paligjshëm dhe i qëllimshëm i pronës në shkallë të gjerë të pajustifikuar nga nevoja ushtarake.
Për shkak të shëndetit të dobët, ai doli nga burgu në vitin 2002 dhe vdiq në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd në vitin 2003. / KultPlus.com