31 Janar, 2021 - 1:52 pm
Italia, për të disatën herë po ofron shtëpi “vetëm 1 €” për të tërhequr banorë të rinj në rajonet e vogla pak të populluara.
Biccari, në rajonin juglindor të Puglia-s po shet shtëpi të shkatërruara me çmimin prej 1 €.
Shitja është pjesë e misionit të kryebashkiakut Gianfilippo Mignogna për të shpëtuar qytetin e tij nga shpopullimi. Shumica e banorëve u larguan për të punuar në qytetet e Italisë ose jashtë saj, kryesisht në SHBA.
“Ne mezi jemi 2000 banorë,” tha ai për CNN. “Shpopullimi është një plagë e hapur, një fenomen i qëndrueshëm. Vendasit vazhdojnë të largohen dhe ndërsa shumica ktheheshin gjatë verës, tani nuk kthehen më. Shumë shtëpi të banueshme janë bosh dhe kanë mbetur në harresë.”
“Një ditë isha duke shëtitur në qendrën e qytetit dhe më bëri përshtypje se si kaq shumë shtëpi të vogla dhe të lezetshme në një formë perfekte ishin mbyllur për vite me radhë, të zhytura në harresë me tabela “me qira ose shitje” që askush nuk i sheh,” tha kryebashkiaku.
Fotografitë dhe hartat e pronave së shpejti do të vendosen në internet në faqen e internetit të bashkisë. Platforma në internet do të ndahet në dy seksione: Shtëpi €1 dhe shtëpi të lira.
Ata që vendosin për të marrë një shtëpi për €1 duhet të kenë një fond garanci prej €3,000 që siguron se do të përfundojnë punimet në shtëpi brenda tre vitesh.
Afati i përfundimit të punimeve mund të zgjatet ose shtyhet nëse ka arsye. Në rastin tjetër, njerëzit mund të blejnë një shtëpi duke filluar nga €7,500. Shumica e shtëpive janë përgjithësisht 10,000 – 13,000 euro.
Biccari njihet si “çatia e Pulias” dhe është një rajon që shtrihet në detin Adriatik dhe është vend i pasur me pyje, kullota dhe ullishte. /express/ KultPlus.com