21 Gusht, 2021 - 1:28 pm
Qyteti i famshëm në Mbretërinë e Bashkuar Stirling është futur në garë për t’u zgjedhur si Qyteti i Kulturës në MB i vitit 2025.
Ky qytet është në mesin e 20 vendeve nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar që i kanë hyrë garës për të konkurruar në konkursin e drejtuar nga Departamenti për Digjital, Kulturë, Media dhe Sport (DCMS) në bashkëpunim me administratat e transferuara, shkruan Dailyrecord, transmeton KultPlus.
Fituesi i cili do të shpallet në vitin e ardhshëm do të marrë titullin si Qyteti i i Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2021.
Ky projekt deri më tani ka grumbulluat mbi 100 milion paund në investime kapitale për të mbështetur projektet kulturore.
Qyteti Coventry, i cili tashmë është i zgjedhur si Qyteti i Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë një fond prej 15,5 milion eurosh nga Qeveria si formë mbështetëse. / KultPlus.com