2 Gusht, 2020 - 9:26 pm
“Radioactive”, një portret i thellë dhe i këndshëm i Marie Curiet, përpiqet shumë që të vërë në pah lavdinë e subjektit të saj. Duke theksuar përpjekjet dhe shpërblimet – përfshirë edhe dy çmime “Nobel” – kjo përpjekje e thjeshtë njerëzore del të jetë e vështirë, por edhe e nevojshme.
Njëra nga shkencëtaret më të njohura të shekullit XX, Curie, ka kohë që është lavdëruar si pioniere dhe është e vetmja grua që ka fituar dy herë çmimin “Nobel”, e që fillimisht e mori atë për fizikë në vitin 1903. Tetë vjet më vonë, ajo fitoi për kimi dhe ia bëri të ditur botës që ajo meriton një vend në histori.
“Radioactive” i jep Curies vlerësimet e duhura përderisa e bën me të komplikuar trashëgiminë e saj. Ajo dhe burri i saj, Pierre, kanë zbuluar poloniumin dhe radiumin – ajo e shpiku fjalën radioaktiv – punë që shpiu në avancime në mjekësi dhe në bombën atomike, shkruan “The New York Times”, transmeton KOHA. Për, fjalimin e tij “Nobel”, Pierre Curie aludoi në gjetjen kërcënuese të tyre, duke pyetur “nëse njerëzimi do të përfitojë duke e ditur këtë sekret të natyrës”.
I duhet shumë pak “Radioactive” për të gjetur brazdën. Hapet me Marien (Rosamund Pike), me syze dielli – që alivanoset dhe dërgohet në spital. Mjegulla e kohës shumë shpejt bëhet e kthjelltë dhe Marie është në Paris në vitin 1893, kur ajo takohet me lozonjarin me pakëz mjekër, Pierre (Sam Riley), që magjepset që ajo është duke lexuar për mikrobiologji. Është një takim i këndshëm, por regjisorja Marjane Satrapi ka më shumë sesa romancë në mendje, dhe shumë shpejt jeni në garë me Marien në një test me disa njerëz të moshuar nga Universiteti i Sorbonnes. Kjo paqe nuk zgjat shumë gjatë filmit pasi që Marie kalon nëpër kohë të vështira, duke bërë histori, duke hasur në probleme dhe duke u bërë nënë.
Satrapi kalon shumë kohë në vende të panevojshme dhe duke telegrafuar tematikën: “Do ta gjej mënyrën time”, thotë Marie dhe tek hyn në botën e librave, nga dritarja shihet një pamje e bukur e Kullës së Eiffelit. Një sekuencë e një montazhi të shpejtë është pjesa më e fuqishme dhe produktive e Satrapit që shfaq imazhin e kolegëve të Maries (burra që nuk e pëlqejnë atë) me vizualizime të Loïe Fuller (Drew Jacoby) duke vallëzuar në skenë. Një figurë mahnitëse, Fuller, krijoi një vallëzim të njohur të quajtur “Serpentine” e që e performoi në një skenë të errët duke veshur një kostum të lirshëm të bardhë me drita që ndryshojnë ngjyrat.
Në jetën e vërtetë, Fulleri krijoi miqësi me Curie dhe i kërkoi ca radium për një konsumator (ata i kishin thënë jo). Një këndvështrim bashkëkohor e lidh Fullerin me një “rreze të jetës”, një metaforë që e gjen jehonën në njërin përshkrim të Marie Curie për një vizitë të saj dhe të burrit të saj gjatë natës në laborator. /Koha.net /KultPlus.com