7 Qershor, 2024 - 3:39 pm
Çdo ditë e më shumë turistë eksplorojnë Parkun Kombëtar të Vjosës për eksperienca të jashtëzakonshme nga soditjet në natyrë deri tek rafting dhe sportet e aventurës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të adhuruesve të sporteve ujore, të cilët gjejnë në Vjosë një oaz freskie dhe mundësi për rafting.
Vjosa fillon në Greqi si Aoos, përpara se të kalojë në Shqipëri, duke gjarpëruar nëpër male dhe në fund të arrijë në detin Adriatik.
Gjatë rrugës, lumi kalon nëpër fusha të blerta dhe përgjatë shpateve malore duke krijuar kanione mbresëlënëse, ishuj rëre dhe kthesa të mrekullueshme.
Bukuria dhe domethënia e lumit e kanë fituar emrin “Zemra Blu e Evropës”.
Në 13 mars 2023 lumi i Vjosës, i fundit i egër në Europë, u shpall nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “Park Natyror”.
Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.
Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Fondacioni Patagonia, IUCN dhe UNESCO vijojnë turin e konsultimeve publike në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mbi miratimin e “Planit të integruar të menaxhimit për Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa”./atsh
Çdo ditë e më shumë turistë eksplorojnë Parkun Kombëtar të Vjosës për eksperienca të jashtëzakonshme nga soditjet në natyrë deri tek rafting dhe sportet e aventurës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të adhuruesve të sporteve ujore, të cilët gjejnë në Vjosë një oaz freskie dhe mundësi për rafting.
Vjosa fillon në Greqi si Aoos, përpara se të kalojë në Shqipëri, duke gjarpëruar nëpër male dhe në fund të arrijë në detin Adriatik.
Gjatë rrugës, lumi kalon nëpër fusha të blerta dhe përgjatë shpateve malore duke krijuar kanione mbresëlënëse, ishuj rëre dhe kthesa të mrekullueshme.
Bukuria dhe domethënia e lumit e kanë fituar emrin “Zemra Blu e Evropës”.
Në 13 mars 2023 lumi i Vjosës, i fundit i egër në Europë, u shpall nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “Park Natyror”.
Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.
Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Fondacioni Patagonia, IUCN dhe UNESCO vijojnë turin e konsultimeve publike në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mbi miratimin e “Planit të integruar të menaxhimit për Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa”./atsh/KultPlus.com