10 Mars, 2020 - 7:32 pm
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një dalje për mediat e nisi fjalën e tij duke bërë thirrje që të kufizohen sa të jetë e mundur kontaktet fizike dhe kujdesi personal për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Mesazhi i qartë është thirrja për të kufizuar në makismiumin e mundshëm kontaktet fizike, nuk është predikim në ajër por thirrje që buron nga këshilla numër një e OBSH dhe të gjithë ekspertëve të fushës”.
Mesazhi i radhës ishte për studentët dhe nxënësit, duke e cilësuar këtë periudhë dhe si kohë luftë që duhet të luftojmë për të fituar.
“Vendosëm të mbyllim shkollat, kopshtet, çerdhet, universitet, jo për t’u dhënë vajzave dhe djemve tanë, një 2 javë pushim për t’u mbledhur nëpër disko, pube, argëtuar si kohë e zakonshme, se kjo është kohë lufte dhe luftë që padiskutim bota dhe ne do ta fitojmë, por të gjithë së bashku duhet ç’mos të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund ti shkaktohen jo trupit fizik të vendit siç ndodhi me tërmetin, por shëndetin tonë.
Ky nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhen me trimërinë, guximin, me pasionin për liri deri në vetësakrifikim, është luftë me armik të padukshëm, i cili hyn në trupin tonë dhe në trupin e njerëzve më të dashur dhe duke kërcënuar jetën e atyre që janë më të moshuar, dhe të sëmurë mes nesh…. ne këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je, as çfarë historie je, dhe as ku je… godet”.
Rama u ka bërë thirrje mediave dhe personazheve publike që hapësirën që kanë dhe ndikimin që kanë në publik, ta shfrytëzojnë për të sensibilizuar.
“Ndaj në këtë fazë, në këtë moment, kur jemi ende në fillimin e kësaj lufte me armikun që ka hyrë në trupat e njerëzve tanë, vazhdoj të ftoj të gjitha mediat, ata që kanë mundësi të përdorin mikrofon, ata që kanë ndjekësit e tyre aty ku postojnë opinione apo mendime të tyre, që të mos abuzojnë, të ndërgjegjësohen, se kjo nuk është një nga ato betejat e radhës, është një luftë. Është një luftë që e kemi ne në dorë, me sjelljen, angazhimin dhe zbatimin e këshillave, që ta bëjmë një luftë me dëme më të vogla, sesa dëmet që vijnë nga një luftë, ku ne sillemi në mënyrë të papërgjegjshëm dhe që s’kanë lidhje me armikun që kemi përballë “./tvklan.al