17 Prill, 2025 - 3:51 pm
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale momente nga aktiviteti i artistëve të vegjël në sheshin “Skënderbej” në Tiranë të cilët me talentin e tyre kanë hedhur në telajo punimet e tyre.
Pjesë e këtij aktiviteti kulturor me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur nga shkolla “Arte dhe Zeje”, janë bërë jo vetëm të vegjlit nga kryeqyteti, por nga çdo qark i i Shqipërisë.
Kryeministri thekson se këta fëmijë do të marrin pjesë në ndërtimin e Shtëpisë së Europës tek sheshi “Skënderbej”.
“Fëmijët e Tiranës së bashku me fëmijët e çdo qarku, do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës tek kopshti i Skënderbeut, ku do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 maj”, shprehet Rama./atsh/KultPlus.com