13 Janar, 2024 - 6:00 pm
Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e deklarimit zyrtar të fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri.
Rama theksoi se, procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu.
Kreu i qeverisë shtoi se, brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it ./ KultPlus.com