20 Qershor, 2022 - 10:00 am
Kryeministri Albin Kurti do ta presë sot homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Qeveritë e të dyja vendeve do ta mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët në një kohë kur raportet mes krerëve nuk duken aspak të mira.
Ka kohë që paria në Prishtinë e Tiranë janë duke u sjellë ndaj njëra-tjetrës si fqinj të këqinj.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën për agjendën.
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet. Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë pritet të mbërrijë aty në orën 10:45 dhe në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.
Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Marrëdhëniet e ftohta të liderëve nuk i përjashtojnë marrëveshjet e ndryshme që nënshkruhen çdoherë kur organizohen mbledhje të përbashkëta.
Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje. / Gazeta express / KultPlus.com
Më poshtë, agjenda e plotë:
https://drive.google.com/file/d/1318fz9M_XWa7NMUnngRWTN87wQg_LVp0/view