Rama: Mozaiku i Tiranës i bashkohet arkivës digjitale

23 Shkurt, 2023 - 9:00 pm

Mozaiku i Tiranës i bashkohet arkivës digjitale përmes teknologjisë më të fundit gigapiksel, për t’u bërë më pas pjesë e qendrës së informimit mbi mozaikët e gjithë Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të Mozaikut të Tiranës me teknologjinë e fundit gigapiksel.

Ky është një proces dokumentimi dhe digjitalizimi, që i shërben ruajtjes së trashëgimisë dhe qendrës së informimit mbi mozaikët.

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.

Mendohet se kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit, që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme