9 Shkurt, 2024 - 8:41 pm
Investimet në Shkodër po vijojnë duke e transformuar më tej qytetin “djep të kulturës” shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në Shkodër.
Investimet në bashkinë Shkodër përfshijnë rrugën Shirokë-Zogaj-Pika kufitare me Malin e Zi, rreth 6 km e gjatë.
Po ashtu, do të investohet në lidhjen Shëngjin-Ulqin, bajpasin e Shëngjinit, urën e Bunës dhe rrugën Pulaj.
Në Shkodër do të investohet për sheshin e Shirokës, Muzeun e Liqenit dhe pikat panoramike, molet Almonit, hyrjen e Shkodrës, Muzeun e Navigimit dhe Kalanë e Rozafës.
Në zonën e Alpeve investimet përfshijnë rrugën Qafë Thore-Theth, rikualifikimin e Thethit, rrugën Theth-Nderlysaj, si dhe aksin Nderlysaj-Lotaj-Lekbibaj-Prekal ose unaza e brendshme e Alpeve.
Po ashtu ndërhyrje parashikohet në rrugën Ura e Mesit-Kala e Drishtit, për ndriçimin e rrugës Ura e Mesit-Kala e Drishtit si dhe për rivitalizimin e Kalasë së Drishtit.
Nga ana tjetër, rruga e Dukagjinit, një nga segmentet më të vështira infrastrukturore në bashkinë Shkodër po merr formë cdo ditë e më tepër./KultPlus.com