6 Janar, 2025 - 4:27 pm
Destinacionet malore në vend mbeten një atraksion absolut për turistët vendas dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të Majës së Mencekut në Tiranë, ku grupe turistësh të apasionuar pas hicking dhe natyrës, shfaqen në majën e malit të mbuluar me dëborë, duke shijuar bukuritë e zonës malore.
“Një tjetër destinacion për të apasionuarit e malit”, shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale.
Maja e Mencekut ndodhet në një lartësi prej 1827 metrash dhe ndodhet në zonën e Dajtit, vetëm një orë larg Tiranës./atsh/KultPlus.com