10 Mars, 2024 - 3:00 pm
Kryeministri Edi Rama ishte dje në Shkodër, ku zhvilloi një takim të zgjeruar diskutimesh mes qeverisë dhe bashkive për pikat e referimit ndërsa Shqipëria kryen detyrat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Po ashtu Rama inspektoi punimet që po kryhen në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, si dhe në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, një aks me rëndësi për zhvillimin e turizmit.
Në kuadër të vizitës në Shkodër, kryeministri takoi po ashtu edhe qytetarë të shumtë, ndërsa u informua nga kryebashkiaku Benet Beci mbi projektet zhvillimore në këtë bashki.
Ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga këto takime, kryeministri zgjodhi vargjet e poetit e atdhetarit Ernest Koliqi, për të përkufizuar potencialin që ofron Shkodra për të ecur vetëm përpara.
“Shkodërlocja në fjalët e Ernest Koliqit”, shkruan Rama, ndërsa ndan vargjet:
“Përhap lajmin e zgjimit rrezja e parë e
t’parat përshëndetje dridhen n’heshti l’letë,
e shpejt n’at lavdi, qe e vesh’ fare,
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë”. / KultPlus.com