Rama njofton se 325 familje kanë aplikuar për subvencionim për çerdhe private: I lumtur që po e realizojmë edhe një premtim

22 Shtator, 2023 - 11:24 am

Më datë 1 shtator, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, dha lajmin se kanë hapur thirrjen për subvencionim me 70 euro të familjeve të Prishtinës për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private.

Nga kjo thirrje mund të përfitojë secila familje e Prishtinës, që ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 6 vjeç dhe ka të hyrat familjare nën 500 euro.

Ndërsa sot, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.

Sipas Ramës, javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve.

Ky është postimi i plotë i kryetarit:

KRYEQYTETI PËR FËMIJËT

325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.

Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti.

Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve.

Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës .

Drejtoria e Arsimit

Besianë Musmurati

#Prishtinapraktike. / KultPlus.com

Të ngjajshme