Rama: Parkim në hyrje të qytetit të Sarandës për autobusët dhe mjetet

24 Mars, 2025 - 6:33 pm

Saranda do të ketë shumë shpejt një parkim të ri, në hyrje të qytetit për autobusët dhe mbi 100 automjete.

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me sipërmarrës në Sarandë, që janë kthyer nga emigrimi, Rama theksoi se po zbatohen projekte me Fondin Shqiptar të Zhvillimit në disa qytete të vendit.

“Problemi i parkimeve është kudo, për shkak të rritjes eksponenciale të turistëve. Po punohet për ndërtimin e parkimit në hyrje të qytetit, te “Rruga 5”. Parkimi po bëhet për 14 autobusë që të mos futen në qytet. Dhe për mbi 100 makina. Ideja për vijimin është që pak nga pak të ndërtojmë parkime. Dhe kemi një sërë projektesh që po zbatohen me FSHZH”, deklaroi kryeministri.

Rama tha se po punohet që në projektin e parkimit të përfshihen edhe disa shërbime, të tilla si dhënia me qira e motoçikletave, biçikletave, apo makinave elektrike./ KultPlus.com

Të ngjajshme