21 Mars, 2024 - 9:24 pm
Kryeministri Edi Rama në një mesazh mbrëmjen e sotme shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të poetit dhe autorit të shumë teksteve të këngëve, Jorgo Papingji.
“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Poeti Jorgo Papingji u nda pasditen e sotme nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ai mbetet një nga personalitetet më të shquara të artit shqiptar si autor i teksteve të këngëve më të dashura për publikun./KultPlus.com