11 Korrik, 2024 - 12:20 pm
“Velipoja ka përmirësime, çdo vit shikoj që ka ndryshime për mirë”.
Kështu u shpreh një qytetar në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Rama tha se “pushuesit e Velipojës janë dëshmitarët më të drejtpërdrejtë të asaj që ka ndodhur me transformimin e hapësirave, sistemimin, pastërtinë dhe të gjithë punën e bërë nga institucionet publike e bizneset private për t’u garantuar një sezon me standarde, të sigurt dhe mikpritës të gjithëve atyre që zgjedhin këtë bregdet”.
Një pushues tha se “jemi shumë të kënaqur për moshën time është mrekulli, vijmë për rërën dhe diellin të dyja i ka Velipoja”.
Një tjetër pushues u shpreh se “kam shëtitur gjithë Shqipërinë, por Velipoja ëstë hapësirë”.
“Velipoja është shumë mirë, puna ka filluar mirë dhe ka shumë turistë të huaj kanë ardhur, italianë janë shumë”, tha një menaxher biznesi në Velipojë.
Një turist italian theksoi se “ndihemi shumë mirë, është një vend mikpritës , falënderojmë komunitetin e Velipojës për gjithçka që ka bërë për ne, i ftoj të gjithëve të vijnë ta vizitojnë, të kalojnë kohën, të njohin njerëz të rinj. Është një ambient shumë mikpritës, një aventurë e bukur”.
Velipoja, rreth 30 minuta nga qyteti i Shkodrës edhe këtë sezon veror po tërheq një numër të lartë pushuesish. Për të gjithë të pasionuarit pas shëtitjeve në natyrë, kjo perlë e zonës ju ofron një aventurë interesante në ajrin e pastër, ku do ta gjeni veten të zhytur në një oaz të gjelbër./atsh/KultPlus.com