31 Maj, 2022 - 9:30 am
Ballshi tashmë ka hapësira publike për të qenë më pranë nevojave të qytetarëve për shplodhje dhe argëtim.
Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm pamje nga projekti i Rilindjes Urbane në qytetin e Ballshit.
“Mirëmëngjes dhe me këto foto nga Ballshi, ku Rilindja Urbane u ka rikthyer banorëve hapësira komunitare dinjitoze dhe funksionale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.
Disa ndër projektet e Rilindjes Urbane në Ballsh janë ai i rikualifikimi urban i qendrës dhe hapësirës rreth saj, ndërtimi i pedonales dhe rrugës qendrore me korsinë e biçikletave, rrjeti nëntokësor i linjave të telefonisë dhe internetit, duke eliminuar çdo linjë ajrore dhe sistemin e ndriçimit, si dhe projekti për rijetësimin e fasadave. /atsh / KultPlus.com