22 Dhjetor, 2022 - 8:14 pm
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar së fundi se sheshi do të zgjatet fillimisht deri te Posta e më pas do të bëhet deri tek ‘Rrethi me Flamur’.
Këtë deklaratë e ka dhënë sot gjatë takimit me qytetarët e Prishtinës.
“Ulpiana edhe Dardania kanë qasje të shumta, nuk ka nevojë që qasja të jetë në këtë rrugë dhe duhet të dimë që aty po ndërtohet xhamia dhe është tregu dhe do të jetë një ngarkesë në këtë mënyrë siç është. Prandaj fillimisht po mendohet të jetë sheshi deri te Posta. Do të kemi një hapësirë më shumë për fëmijët tanë dhe do të jetë një përjetim më i mirë. Sheshi deri te ‘Rrethi me Flamur’ është për të mirën e gjithë qytetarëve.”, u shpreh Rama.
Në këtë takim ai tha se kjo zgjatje e sheshit do të bëhet me qëllim për t’i dhënë përparësi këmbësorëve./KultPlus.com