20 Prill, 2025 - 11:32 am
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët.
Kryeministri zgjodhi të përcjellë mesazhin e tij të urimit me foton e një fëmijë që mban një qiri në dorë.
“Për shumë vjet Pashkët”, shkroi Rama.
Besimtarët e krishterë – katolikë, ortodoksë e ungjillorë – kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit./ KultPlus.com