1 Dhjetor, 2022 - 9:30 am
Pas vr*sjes së 35-vjeçares shtatzënë në repartin e Gjinekologjisë, ka reaguar një kardiokirurg nga QKUK-ja, i cili duke dënuar rastin, ka thënë që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të japin dorëheqje.
Leonard Bytyqi, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje, përkundër që rasti nuk lidhet direkt me punën e tyre, por se një gjë e tillë duhet të bëhet për të treguar se dikujt i intereson për njerëzit që po vri*en.
“Lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n’mend, kena me u turpnue edhe n varr,” ka shkruar Bytyqi ndër të tjera.
Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare u v*a në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.
I dyshuar për vra*jen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët.
I njëjti ndodhet ende në arrati. / KultPlus.com