19 Tetor, 2019 - 4:30 pm
Komuniteti shqiptar është një nga komunitetet më të vjetra në Australi. Shqiptarët ishin ndër të parët Europian që tentuan të zbulojnë kontinentin e ri në fund të shekullit të 19-të dhe fillimet e shekullit të 20-të. Brezat që rrodhen patën mes tyre edhe persona që i dhanë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre tejet të vlefshëm për shtetin dhe shoqërinë Australiane.
I tillë është edhe personazhi që do të prezantojmë në vazhdim. Ai i përket fushës juridike dhe më saktë sferes së gjyqësorit.
Gjyqtari Rauf Soulio njihet nga të gjithë shqiptarët në Australi. Ai mban vendin e nderuar të gjyqtarit të Gjykatës Rajonale të Australisë Jugore dhe qëndron në këtë detyrë që nga viti 2006, shkruan/KultPlus.com.