24 Shtator, 2019 - 10:23 am
Brenda territorit të Kosovës ekziston një tabelë me mbishkrimin “Republika e Serbisë- Kosova dhe Metohija”. Ky skandal e ka shtyrë historianin e njohur Jusuf Buxhovi të reagoj menjëherë përmes një statusi në Facebook, shkruan KultPlus.
“Realiteti i ynë sot: Agresioni i Serbisë në Kosovë si edhe krekosja e politikanëve tanë për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar ai në Facebook.
Kjo tabelë është e vendosur në hyrje të komunës me shumicë serbe, Zubin Potok, në veri të vendit.
Institucionet e vendit ende nuk kanë reaguar diçka rreth kësaj çështje. / KultPlus.com