Reagon Kllokoqi në lidhje me mbylljen e Gastronomisë: Ne kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim

3 Prill, 2021 - 7:39 pm

Sot u bë e ditur se që nga jave e ardhshme, Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12-të ditë, përcjell KultPlus.

Për këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se gastronomët e kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim pasi siç ka potencar tutje ai, askush nga institucionet përkatëse nuk është konsulltuar me këta të fundit.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Kllokoqit:

Sot zhvilluam një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrise, Ndermarresise dhe Tregtise Rrozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati.

Përkunder faktit që ne ishim të ftuar për konsulltim, ne nuk u konsulltuam por u informuam për vendimin e mbylljes se Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 te ketij muaji.

Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim.

Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqates së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkarisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë! / KultPlus.com

Të ngjajshme