20 Prill, 2021 - 9:31 pm
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar dhe një herë për kalldërmin në lagjen Emin Duraku, ku ka potencuar se ajo rrugë prej vitesh ishte mbuluar me asfalt, shkruan KultPlus.
Ahmeti nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se komuna ka ndërruar projektin për të rikthyer kalldrëmin që ishte mbuluar kohë më parë me asfalt.
“Pash disa statuse që insistojnë që kemi mbuluat një pjesë me asfalt. Në fakt ka qenë asfalt qe plotë vite. Kur e kanë gryer për asfaltim e kemi parë që ka kalldërm përfundi. Kemi insistuar dhe kemi ndërruar projektin për ta kthyer kalldërmen. Pra jo që kemi mbuluar, por kemi shpluar kalldërmen”, thka shkruar Ahmeti./ KultPlus.com