Realizoi vizatimin gjigand me shkumës, vajza synon të fitojë rekordet Guinness

5 Tetor, 2023 - 6:07 pm

Një vajzë nga Connecticut beson se ka krijuar muralen më e madhe me shkumës e bërë nga një person i vetëm në trotuar jashtë shtëpisë së saj.

Preeti Gundapwar nga South Windsor tha se asaj iu deshën tre ditë për të krijuar një imazh të Dritave Veriore që mbulojnë një sipërfaqe prej 2,389.59 metra katrorë.

“Mendoj se Dritat Veriore janë arti i mahnitshëm nga natyra që ka shumë ngjyra dhe thjesht ju ndriçon,” tha Gundapwar për WVIT-TV.

Gundapwar po aplikon që vepra e saj artistike të njihet nga Rekordet Botërore Guinness. Rekordi aktual për artin më të madh rrugor me shkumës nga një artist qëndron në 2,152.78 metra katrorë dhe u krijua nga Giovanni Bassil në 2021.

“Është vetëm për të sfiduar veten dhe për të parë se cilët janë kufijtë e mi,” u shpreh Gundapwar. “Nëse mund të marr rekordin, kjo është qershia mbi tortë.“/KultPlus.com

Të ngjajshme