Recension i romanit të Adem Demaçit “Drithë e miell bashkë”

1 Korrik, 2020 - 10:30 pm

Shkruan: Dr. Sc. Salihe Salihu

Roman impresionues, roman që të shtynë të mendosh për shkathëtsinë dhe njohurit që autori i posedonte në moshë aq të re. Ky roman që ishte burgosur me vitet të tëra nga regjimi komunist e pushtues serb ishte shkruar diku rreth viteve 1960 por nuk e pa dritën për botim deri në vitin 2020-të. Autori nuk arrit ta priste për t’a parë publikimin e këtij libri përkundër kësaj sigurisht që do të ndihej i qetë sepse krijimtaria e tij me një pendë të mprehtë i mbijetoj të gjitha peripetitë dhe do mirëpritet nga lexuesit.

Natyrisht që lexuesi e mirëpret sepse ky roman është aq i kapshëm dhe aq inspirues sa që vërtetë secili që do të lexoj do të ndihet i fasionuar nga përmbajtja, cilësia dhe stili që është shkruar.

Gjuhën të cilën e përdor Demaçi është një gjuhë të të folurit të shqipes së moqme popullore. Karakteristikë e veçantë në përdorimin e shqipes popullore janë paraqitur shprehje që janë të përshkrim i përditshmërisë së jetës së shqiptarëve. Kjo përditshmmëri e tyre ka pasur edhe influencime nga gjuhët e pushtuesve nga turq e serbë që në të folur ndonjë fjalë e tyre është familjarizuar në përdorim të përditshmërisë së shqiptarëve. Mirëpo gjatë leximit të romanit gjejmë edhe fjalë të gjuhëve të tjera, si gjuhës greke, latine, gjermanishte e angleze të cilat janë përdorur në mënyrë shumë të përzgjedhur, për t’i dhënë një sharm të veçantë kuptimit të fjalisë në roman.

Përmbajtja e romanit prek shumë tema të cilat marrin trajtën për nevojën e transformimeve që duhet të bëhen në shoqëri përmes shkrimeve letrare. Nevoja për transformime është gjerë dhe propozohet që të bëhet ndryshim edhe në mënyrën e të menduarit të krijimtarisë letrare. Demaçi kacafytet me emra të letrarëve të mëdhenjë si Maksim Gorkin duke mos hezituar t’a kritikon në përmbajtjen e shkrimeve të tij të ndikuar nga realizim socialist, Demaçi duke dhënë kritikë këtij modeli ai ka parashtruar modelin më të përshtatshëm që sipas itj është dialektika materialiste. Me këtë model letrar të propozuar nga autori mund të shpjegohet në mënyrë të duhur e kaluemeja, e sotmja dhe e ardhmja sepse me këtë botëkuptim asgjë nuk është e përkryeme, absolute apo e shenjtë.

Në mënyrë bindëse autori parashtron nevojën e transformimit të mënyrës së krijimtarisë artisitike që si kurriz boshtor t’a ketë realizmin dialektik apo realizimin logjik. Sipas Demaçit vlerat e dialektikës dhe katër ligjet e saja janë te nevojshme dhe burim për zhvillim të mendimit artistik.

Përveç kësaj specifike të domosdoshme për letrarët e ardhshëm në roman është luftuar edhe sistemi skllavo-pronar dhe patriarkalizimit. Që në fillim të romanit e dallojmë frymën feminist të Demaçit i cili duke përshkruar një fëmijë të një gruaje të ve. Fëmija e gruas së ve i mveshet atributi I dinjitetit dhe fuqisë që ishin cilësi shumë të të dalluar se sa i një fëmiju trashigimtar të një babai me mustaqe, apo siç e quan autori mustakut.

Luftën kundër skllavo-pronarizmit e godet fortë përmes paraqitjes së një shfaqje nga përgatitja e maturantëve. Çepimi I patriarkalizmit e arrin përmes krahasimit me botën europiane duke nënvizuar se a nuk është turp në shekullin e njëzet, në shekullin atomik, në shekullin e satelitve artificial me u shitë femra me vlerë sipas kilogramëve, sa ma shumë të peshonte aq ma shtrenjtë shitej ose sa më e dobët të ishte aq me lire shitej. Kjo ishte turp më i madh në këtë shekull.

Përplasja e mentalitetit në rolin e femrës vazhdon edhe gjatë diskutimeve dualiste mes të femrave të vjetra dhe të reja duke dhënë porosin se femna duhe me shkue pas fërkemve t’mashkullit. Fatkeqësia e tërë kësaj ishte se nuk ishin marrë masa dhe guxim për të ndryshuar gjendjen përpos në mënyrë individual bëheshin përpjekje te ndonjë femre për me dal jashtë këtij qarku patriarkal. Në këtë mënyrë me mprehtësi tërhiqet tema për emancipimin e femrës duke i dhënë mbështetje dhe duke e kritikuar çdo shkelje të të drejtave si të drejtën e lirive njerëzore e atyre kombëtare.

Inspirimi për të mos pushuar e për të punuar me përkushtim e gjejmë te përshkrimi i ambicjeve. Njeriu I vërtetë e i logjikshëm nuk duhet të kënaqet me suksesin e së kaluarës dhe me këtë lexuesi insprohet që mos t’I shuaj ambicjet për suksese tjera. Shumë thjesht e merrë shembull konkret nga përdishmëria ambicjen individuale të Qamilit të vogël I cili përmes librit Bylbili I Çabratit hymnizohet kontributi individual dhe kritikohet klasa intelektuale. Individualisht Qamili I vogël me katër vjet shkollë ka kontribuar shumë ma shumë për kulturë se sa njerëzit e kulturës, gjegjësisht njerëzit e shkolluem e intelektualë. Bile zëri kritik i autorit shpon edhe disa shkrimtarë e poetë që po lindin si këpurdhat pas shiut dhe pa kurrfarë lidhje apo kuptimi botojnë poezi e romane. Pra, për të kontribuar në kulturë autori kërkon kritike për ngritjen e cilësisë në përmbajtje e jo vetëm paraqitje pa vlera.

Në fund fare mund të them se, autori në libër si metaforë ka përdorur drithin për të klasifikuar çështjet shoqërore si çështje të dorës së pare, çështje të dorës së dytë apo çështje e dorës së tretë. Thelbi I kësaj metafore është përshkallëzue duke i shtruar pyetjet se a me blue, si me blue dhe kush me blue?

Këto pyetje janë shtruar për të nxitë mendimin kritik dhe për me mbështet transformime shoqërore që për me kalue nëpër etapa sipas rrethanave dhe kohës. Mu për këtë mesazh ky libër e ruan aktualitetin sepse në secilin kohë dhe në çdo epokë nevojitet mendimi kritik për të ngritë cilësinë dhe për të bërë transformime shoqërore në përshtatje të zhvillimeve kohore.

Shpresoj që këtë mesazh ta kap çdo lexues dhe të përpiqet të kontribon nga vetja për të thelluar mendimin kritik, për të mbështet emancipimin dhe për të kontribuar për transformime të shoqërisë krahas shoqërive të vendeve të zhvilluara, ashtu sikurse e dëshironte autori i librit “Drithë e Miell Bashkë”Adem Demaçi. / KultPlus.com

Të ngjajshme