Reddit bëhet kompani publike, zbulon numrin e përdoruesve dhe të ardhurat

24 Shkurt, 2024 - 11:30 pm

Gjatë një raundi financimi në 2021, Reddit u vlerësua me 10 miliardë dollarë ndërsa gjatë javës së IPO-së pritet që kompania të shesë 10 përqind të aksioneve të saj.

Ditën e Enjte Reddit zbuloi 90.8 milionë dollarë humbje dhe rritje të ardhurash me 21 përqind në 2023 ndërsa kompania bëri IPO-në e saj publike.

Oferta Fillestare Publike (IPO) vjen pothuajse dy dekada nga lançimi i Reddit dhe do të jetë një test i madh për platformën e cila mbetet pas në suksesin komerciale krahasuar me rivalët e Facebook dhe X.

Reddit zbuloi se kishte 73.1 milionë përdorues aktivë ditorë dhe 267.5 milionë përdorues në javë në platformë gjatë tre muajve të fundit të 2023. Kompania tha se numëron 100 mijë komunitete dhe 1 miliardë postime.

Të ardhurat e kompanisë ishin 804 milionë dollarë në 2023 nga 666.7 milionë dollarë një vit më parë.

IPO-ja vjen pak ditë pasi Reddit nënshkroi një marrëveshje licencimi përmbajtjesh me vlerë 60 milionë dollarë në vit me Google ku ky i fundit do ti përdorë për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale.

Gjatë një raundi financimi në 2021, Reddit u vlerësua me 10 miliardë dollarë ndërsa gjatë javës së IPO-së pritet që kompania të shesë 10 përqind të aksioneve të saj.

E themeluar në vitin 2005 nga zhvilluesi i uebit Steve Huffman dhe sipërmarrësi Alexis Ohanian, bashkëshorti i kampiones së tenisit Serena Williams, Reddit është mbështetur nga disa investitorë të mëdhenj, nga gjigandi i kapitaleve sipërmarrëse Andreessen Horowitz te gjiganti i teknologjisë së Kinës, Tencent Holdings. Reperi Snoop Dogg është gjithashtu një investitor në kompani. / KultPlus.com

Të ngjajshme