Restaurohet shtëpia e Remzie Eminit

15 Janar, 2023 - 8:51 pm

“Bonusi i Rijetësimit” është një nga projektet madhore të qeverisë, prej të cilit deri më tani kanë përfituar 40 aplikantë, pronat e të cilëve po u nënshtrohen restaurimit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndau në rrjete sociale rastin e Remzije Eminit që është një nga përfitueset e këtij projekti.

“Bonusi i Rijetësimit, ka shkuar deri në Konispol, në skajin më jugor të vendit në shtëpinë e Remzie Eminit”, shprehet Margariti.

E trashëguar në breza fatkeqësisht shtëpia paraqiste shumë problematika e siç thotë Rezija “çka binte jashtë, hynte brenda”.

Sot ajo e sheh shtëpinë të restauruar.

Bonusi i Rijetësimit nuk mbron vetëm trashëgiminë tonë kulturore e historike, por mbështet mbi të gjitha familjet dhe u vjen në ndihmë qytetarëve duke u u ofruar përmes restaurimit të banesave kushte më të mira jetese në shtëpitë e tyre.

Ministrja bën të ditur se, ky projekt do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2023, me një fond shtesë prej 50% të atij aktual. /atsh /KultPlus.com

Të ngjajshme