1 Shkurt, 2025 - 8:15 pm
Një restorant britanik ka rindezur armiqësitë kundër picës me ananas, e cila është në menunë e tij, por me një shtesë të tepruar çmimi prej 100 paund (rreth 120 euro) për “njerëzit monstra”, sipas tij, që duan një të picë të tillë.
Një picë në restorantin ”Lupa Pizza” në Norwich, Anglia lindore, zakonisht është 10 herë më e lirë, por një nga pronarët e restorantit, Francis Woolf, i tha gazetës lokale ”Norwich Evening News”, se ai “e urrente atë”.
Kjo picë me ananas gjendet në menunë e shpërndarjes me motor të picave ”Deliveroo”, por me këtë mbishkrimin “Po, për 100 paund mund ta kesh. Porosit edhe shampanjën. Vazhdo, përbindësh!” .
Pica napolitane u përfshi në trashëgiminë jomateriale të njerëzimit të UNESCO-s në vitin 2017, një mbishkrim simbolik, por që shpërbleu përpjekjet e mbrojtësve të kësaj pjate italiane, për të cilët shtimi i ananasit përbën herezi./ KultPlus.com