Revista “Que Madrid” promovon Shqipërinë, Rama: Gjatë janarit dy herë më shumë turistë nga Spanja

17 Shkurt, 2024 - 9:11 pm

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë titullin e revistës spanjolle “Que Madrid”, e cila në fokus ka Tiranën dhe Shqipërinë turistike.

Sipas Ramës, prurjet turistike nga Spanja vijojnë të jenë “on top” edhe gjatë janarit.

“Që pas panairit të turizmit “FITUR Madrid” Shqipëria ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve spanjolle, ndër to edhe revista “Que Madrid” që sugjeron vendin tonë për peizazhet e pacenuara, natyrën dhe trashëgiminë kulturore mbresëlënëse”, shkruan Rama.

“Ndërkohë prurjet turistike nga Spanja vazhdojnë të jenë “on top”, ku gjatë janarit mirëpritëm dy herë më shumë vizitorë spanjollë krahasuar me janarin e mëparshëm”, vijon Rama. /ATSH /KultPlus.com

Të ngjajshme