Rihapet biblioteka që shpalos botën e Shakespeare-it

10 Korrik, 2024 - 9:54 am

Biblioteka “Folger” në Washington ka koleksionin më të madh në botë të veprave letrare shekspiriane –  rreth 60 mijë dorëshkrime, 90 mijë ilustrime grafike dhe rreth 280 mijë libra të shtypur. Vjen me një pamje e kushte të reja pas restaurimit katërvjeçar.

“Tani kemi në dispozicion një hapësirë gjigante për ekspozitën dhe e gjithë kjo hapësirë na jep mundësi të shfaqim librat në një mënyrë që nuk e kemi bërë kurrë më parë, sepse kur ekspozohen libra të vjetër, duhet bllokuar e gjithë drita”, ka thënë Paggy Obrien nga kjo bibliotekë

Washingtoni, ku gjendet koleksioni më i madh në botë i veprave të William Shakespearein, ka zbuluar së fundmi për publikun një thesar, që shumica nuk e ka parë kurrë.

Biblioteka “Folger” për Shakespearetin rihapi dyert pas një rinovimi që zgjati katër vjet, duke i dhënë mundësi publikut të shohë për herë të parë pjesët më të çmuara të koleksionit të tij. Biblioteka ka koleksionin më të madh në botë të veprave letrare shekspiriane –  rreth 60 mijë dorëshkrime, 90 mijë ilustrime grafike dhe rreth 280 mijë libra të shtypur.

“Tani kemi në dispozicion një hapësirë gjigante për ekspozitën dhe e gjithë kjo hapësirë na jep mundësi të shfaqim librat në një mënyrë që nuk e kemi bërë kurrë më parë, sepse kur ekspozohen libra të vjetër, duhet bllokuar e gjithë drita”, ka thënë Paggy Obrien nga kjo bibliotekë, raporton “Zëri i Amerikës”.

Thesari më i çmuar i kësaj biblioteke është libri i parë që mblodhi për herë të parë veprat e William Shakespeareit, një libër i rrallë i vitit 1623. Vetëm 230 kopje të tij ekzistojnë ende. Pesë mbahen në Bibliotekën e Britanisë në Londër, ndërsa biblioteka “Folger” ka 82 kopje.

Pranë këtyre kopjeve të rralla është një shtypshkronjë e ngjashme me atë të shekullit të 17-të, si dhe objekte që lidhen me jetën e Shakespeareit dhe ndikimin që ai pati në kulturën botërore, nga portreti i Mbretëreshës Elizabeth deri te një kartolinë ku shfaqet Ira Eldredge, aktori i parë me ngjyrë që ka luajtur rolin e Othellos në mesin e shekullit të 19-të në Angli.

Sot biblioteka që mban emrin “Folger” vazhdon të koleksionojë libra të vjetër në anglisht dhe materiale të ndryshme për William Shakespearein.

Michael Witmore, drejtori i bibliotekës, thotë se veprat vazhdojnë të kenë rëndësi dhe domethënie në botën e sotme.

“Arti dhe shkencat humane duhet të jenë pjesë e bisedës mbi atë se cilët jemi ne si qytetarë në një demokraci multikulturore dhe shumëracore, një kulturë që është komplekse, që përballet me probleme dhe sfida të reja. Dhe një shkrimtar si Shakespeare prek drejtpërdrejt kaq shumë çështje, që na përcaktojnë dhe me të cilat ne vazhdojmë të përballemi”, citohet të ketë thënë ai.

Ekspozita përmban gjithashtu botimin e parë të ndoshta librit më të famshëm të ndaluar të shekullit të 17-të “Bashkëbisedim mbi dy sistemet kryesore të botës” nga astronomi i njihur Galileo Galilei, me autografin e autorit.

Po ashtu është ekspozuar edhe libri i parë për arushin Winnie-the-Pooh, i firmosur nga autori Alan Milne, si dhe dorëshkrimi i Zhyl Vernit për klasikun e fantashkencës, “Udhëtim në Qendrën e Tokës”.

Mënyra se si duket nga brenda biblioteka është po aq shekspiriane sa dhe veprat që mban; dritaret gotike, shandanë, lule dhe bimë, që përmenden në dramat e Shekspirit, si livandë, rozmarinë dhe manjola./tema/KultPlus.com

Të ngjajshme