15 Prill, 2023 - 9:31 pm
Asfalti u hoq e kalldrëmi zuri vend. Shtrimin e udhës “2 korriku” me kubëza po e pëlqejnë kryeqytetasit që thonë se përmes tyre do ta kujtojnë Prishtinën e vjetër.
Punët që po kryhen këtu nuk po ju pengojnë pronarëve të lokaleve në këtë pjesë me të cilët u diskutua paraprakisht, raporton Klan Kosova.
E nga komuna treguan se janë marrë vesh që shkallët dhe pjesa e mbulesave rreth kafiterive të jetë uniforme.
Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, bëri të ditur edhe se kanë bërë ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik.
Ndërkohë, brenda rrugës do të ketë edhe zona të gjelbra e ndriçim.
Punimet nisën më 3 prill dhe planifikohet të kryhen brenda këtij muaji. /Klankosova.tv/KultPlus.com