31 Mars, 2022 - 4:00 pm
Festivali Beat-Herder do të rikthehet këtë vit pas dy vjetësh pauzë për shkak të pandemisë Covid-19.
Nile Rogers dhe CHIC do të kryesojnë skenën e festivalit në Lancashire që mbahet nga 14 deri më 17 korrik.
Themeluesi Nick Chambers ka thënë se kjo pauzë dyvjeçare ishte zemërthyese.
“Vera duhet të ndriçojë më shumë se zakonisht dhe mendoj që të gjithë do të fishkëllejnë më tepër e do të buzëqeshin më shumë”, shtoi më tej ai.
Ata që shkojnë në festival do të kenë mundësi të shijojnë muzikë nga DJ të shumtë./ KultPlus.com