Rikthehet ‘Wanderlust in Albania’, konkursi ndërkombëtar që promovon Shqipërinë turistike

19 Mars, 2025 - 6:26 pm

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dha një lajm të bukur për të gjithë fotografuesit e Shqipërisë turistike, nisjen e edicionit të dytë të Konkursit Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”.

Konkursi bazohet në foto e video reels të cilat përbëjnë një mundësi të shkëlqyer promovimi të bukurive të vendit, por edhe të ndarjes me të tjerë të pasionit për fotografinë dhe mundësisë për të fituar çmime.

Në garë mund të marrin pjesë si fotografët profesionistë ashtu edhe ata amatorë që kanë fiksuar imazhe të bukura të vendit tonë, gjatë dy viteve të fundit. Konkursi është ndërkombëtar dhe ka 11 kategori, përfshirë risinë e këtij edicioni, kategorinë innovative të videove CGI.

Nga çdo kategori do të përzgjidhen 33 fotografitë apo reels-at më tërheqës.

Aplikimet për Konkursin Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania” do të jenë të hapura nga data 21 mars deri më 4 prill. Sfida e këtij edicioni do të jetë edhe më e madhe. Të gjithë fituesit do të jenë pjesë e një aktiviteti special i cili do të nderojë bukuritë më të veçanta të Shqipërisë përmes këndvështrimit të fotografuesve.

Të ngjajshme