24 Tetor, 2019 - 9:47 pm
Këngëtarja shqiptare me famë botëror,e Rita Ora, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte të shumta anë e mbanë globit.
Ajo gjithashtu së fundmi ka nisur edhe xhirimet e filmit të ri “Twist”, që është ripërpunim i romanit të famshëm “Oliver Twist”.
Por megjithatë, marrë parasysh aktivitetet e shumta dhe ngarkesën e madhe ditëve të fundit, këngëtarja duket se nuk është ndjerë edhe aq mirë gjatë ditës së enjte.
Ajo i njoftoi fansat e saj, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory se nuk do të mund të ishte pjesë e eventit të radhës, pas këshillës së dhënë nga mjekët. /KultPlus.com