1 Shkurt, 2021 - 11:54 pm
Rita Ora u fotografua duke hyrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Sidneit të hënën ndërsa po përgatitet për karantinën 14-ditore, përpara se të marrë pjesë si vlerësuese në ‘The Voice Australia’.
Këngëtarja është lejuar të largohet nga Britania e Madhe pavarësisht bllokimit, të shkaktuar nga kriza pandemike, shkruan dailymail.
Ky udhëtim vjen pasi këngëtarja me prejardhje shqiptare u quajt ‘egoiste’ nga policia britanike, për mbajtjen e një feste të madhe në 30-vjetorin e lindjes së saj, duke thyer masat për mbrojtjen nga COVID-19.
Ndërkohë, Australia është një nga vendet që e ka menaxhuar më së miri pandeminë në të gjithë botën./ KultPlus.com