25 Prill, 2021 - 12:59 pm
Ritchie Torres do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në Kongresin e 117-të të SHBA-së.
Për herë të parë pas 32 vjetësh, Eliot Engel, miku i madh i shqiptarëve, nuk është më pjesë e Kongresit, por Torres e njeh mirë komunitetin shqiptar.
“Jam krenar që do të jem bashkëkryetari i ri për çështjet shqiptare në Kongresin e 117-të. SHBA dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të fortë diplomatike dhe unë mezi pres të çoj më para interesat tona të përbashkëta Në New York ka shumë shqiptarë, ndaj jam krenar që përfaqësojë këtë komunitet në Kongres”, shkruan Torres në Facebook, përcjell KultPlus.
Para se të kandidonte për Kongres, Torres shërbeu për disa vjet në Këshillin e Qytetit të Neë York-ut, duke përfaqësuar një rreth që përfshin lagje ku jetojnë e punojnë shqiptaro-amerikanët, si Allerton, Belmont, Fordham dhe të tjera në Bronx.
Para kësaj ai shërbeu si drejtor në zyrën e këshilltarit James Vacca.
Rithcie Torres ka lindur në Bronx dhe po aty është rritur dhe arsimuar. Në moshën 16 vjecare ka nisur të jetë aktivistë me shoqata të ndryshme. Ai është rritur vetëm nga nëna e tij dhe kjo e bën më të ndjeshëm ndaj çështjeve sociale, pasi i di mjaft mirë sfidat e jetës. / KultPlus.com