11 Tetor, 2020 - 7:24 pm
Haxhi Robin Krasniqi ka reaguar pas shpalljes kampion bote në kategoritë IBO dhe WBA.
Boksieri bëhet shqiptari i parë që ka arritur të fitojë dy titujt e mëdhenj, për t’u shpallur kështu kampion bote në peshat gjysmë të rënda.
Haxhi Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë.
“Urime të gjithë kombit shqiptar titulli i botës. Ne JEMI SOT kampion BOTE”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook./ KultPlus.com