Rohde: Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme

3 Korrik, 2024 - 11:03 am

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorhn Rohde, përmes rrjeteve sociale është shprehur se trashëgimia e shkrimtarit Ismail Kadare do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme.

Rohde është dukë marrë pjesë në homazhet për Kadarenë, ceremoni që po mbahet në Tiranë, nnë ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Duke nderuar gjigantin letrar Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde në platformën “X”./KultPlus.com

Të ngjajshme