17 Nëntor, 2019 - 9:30 pm
Aktori Stephen Graham ka thënë se gruaja e tij hyri në jetën e tij pas një përpjekje vetëvrasjeje – e cila fatmirësisht dështoi.
Ylli i “This is England” tregoi për një periudhë dëshpërimi të jetës së tij, gjatë së cilës kishte tentuar edhe të vetëvritej.
Ai tha se pas kësaj ngjarje kishte një perceptim tjetër mbi jetën dhe se e vlerësonte shumë më shumë.
Pas pikës së ulët traumatike, ylli i gjithanshëm i “Boardwalk Empire” dhe “Line Of Duty” u mbështet nga gruaja e tij e ardhshme Hannah Walters.
Në një intervistë emocionuese për Radio Four, duke qarë, Graham tha se gjeti mbështetje tek bashkëshortja e tij për ta tejkaluar këtë fazë të vështirë.
Graham së fundmi luajti në filmin e ri të Martin Scorsese “The Irishman” përkrah heroit të tij të aktrimit Robert De Niro.