24 Gusht, 2019 - 11:00 pm
Duke mos veshur asgjë tjetër përveç një peshqiri të vogël të bardhë, Marilyn Monroe piu pak shampanjë dhe në mënyrë joshëse zbuloi linjat e saj “vrasëse”. Duke bërë si e mërzitur, ajo thirri yllin e filmit “Kumbari”, Gianni Russo – i cili ishte vetëm 15 vjeç – të bashkohej me të në vaskë.
Ajo ishte 33 vjeç, dy herë më e madhe se ai, por nuk ndaloi duke i marrë virgjërinë. Sikur kjo të kishte ndodhur në ditët e sotme aktori Hollivudit thotë se ajo do të kishte përfunduar pas hekurave. Russo, që luajti Carlo Rizzi në filmin ikonik të mafiozit të Francis Ford Coppola thotë në një intervistë për “The Sun” se pati një lidhje të ngushtë me aktoren deri në vdekjen në moshën 36-vjeçare në 1962.
Sot 75 vjeç ai thotë se: “Marlon Brando ishte mësuesi i vetëm i aktrimit, Frank Sinatra ishte mësuesi i vetëm i këndimit dhe Marilyn Monroe …e bëri burrë”.
“Ajo më mësoi gjithçka që di. Mendova se isha djali më i lumtur i gjallë, por nëse do të kishte ndodhur sot, unë mendoj se ajo do të arrestohej dhe prindërit e mi do të ishin përpjekur të merrnin ca para nga ajo.
Isha i shqetësuar? Jo. Sapo kisha bërë seks me yllin më të nxehtë të filmit dhe një seks-simbol. Ajo vinte shpesh te unë dhe gjithmonë më kërkonte që t’i laja flokët. Marilyn ishte shumë miqësore. Pas disa takimesh ajo më dukej një person normal megjithëse kishte një trup shpërthyes”.
Hera e parë?
“Ajo ishte e mbështjellë me një peshqir të bardhë dhe kishte një gotë shampanje. Më ofroi një gotë para se të hidhte peshqirin dhe më ftoi që të bashkohesha me të në banjën e saj. Zemra ime po më rrihte keqi. Si idiot, i mbulova sytë, gjë që e bëri atë të qeshë. Unë i zhveshur duke u lutur që të mos pengohesha në pantallonat hyra në vaskë.
Të jem i sinqertë, nuk e kisha idenë se çfarë po bëja ose çfarë priste ajo. Ne u zgjuam në shtrat për tërë fundjavën, duke dalë jashtë vetëm kur ishte e nevojshme. Ishte përvoja ime e parë e shërbimit në dhomë dhe e bëri përvojën fantastike” – tregon aktori.
Ai vazhdon: “Unë nuk i thashë askujt, jo vetëm sepse isha një zotëri, por kush do të më besonte?” /KultPlus.com