2 Shtator, 2020 - 4:32 pm
Edhe një infermiere tashmë është dënuar nga Policia e Kosovës në lidhje me vendosjen e maskës, pasi ditë më parë u dënua një infermier tjëtër, që të dy punëtorë në QKUK, shkruan KultPlus.com
Infermierja Shqipe Kadriu, që njëkohësisht ka qenë edhe pjesë e rubrikës së KultPlus “Falem’nerës”, ka rrëfyer situatën se si ka ardhur deri tek ky dënim.
Këtu keni statusin e saj në Facebook:
“Kolegia më ofroi me veturë afër banesës, sapo dola tërhoqa maskën nën mjekërr pasi isha vet në rrugë..policia më ndaloi. U mundova të ju tregoj që kam të drejtë pasi jam në hapsirë por s’më degjonin, i thash: as ti se ke vënë mirë pasi kë lënë hundën jashtë dhe më pas ma shkruajtën një dënim…me thanë shko ankohu…ku …gjeje vendin!!! Wtf ku jemi ka jetojmë”, ka shkruar infermierja në statusin e saj në Facebook.